Sport

Nuhiu thotë se Drita nuk është nën presion, tifozët në tribunë pas ndeshjes

 

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu e ka vlerësuar fitoren e arritur ndaj Besës së Pejës, të dielën (3:1). Kampionia në fuqi është kthyer te fitorja pas dy ndeshjeve.

“I uroj futbollistët. Në asnjë moment nuk e nënçmuam kundërshtarin. E hapëm ndeshjen shumë shpejtë dhe shënuam edhe golin e dytë. Nga një mungesë përqendrimi na ndëshkoi kundërshtari. Por më gëzon fakti dhe reaguam menjëherë dhe shënuam golin e tretë”, ka thënë Nuhiu pas ndeshjes. “Në asnjë moment nuk jemi në presion. Kemi treguar lojë të mirë edhe në ndeshjet e kaluara. Por na mungoi rezultati. Më vjen mirë që sot e morëm edhe rezultatin”, ka shtuar trajneri i Dritës. Afro 100 tifozë të Dritës kanë përkrahur skuadrën me të përfunduar ndeshja. Ata ishin të vendosur në tribunë të stadiumit.