2 perditesime
15:27

Edon Sadriu ia siguron fitoren Llapit kundër Ballkanit

Llapi e ka mposhtur Ballkanit me rezultat 1:0, në derbin e xhiros së 22-të të Superligës së Kosovës në futboll. Hero i llapjanëve ishte zëvendësuesi Edon Sadriu, i cili ia doli që të shënojë golin e fitores në minutën e 69-të.

Në momentin kur Sadriu shënoi, Llapi ishte me një lojtarë më pak në fushë, pasi u përjashtua portieri Marijan Çoriq në minutën e 61-të. Ndërkohë, në fund të ndeshjes (87’), pas dy kartonëve të verdhë u përjashtua edhe sulmuesi i Ballkanit, Mevlan Zeka. Me këtë fitore, Llapi ka kaluar në pozitën e gjashtë me 26 pikë pas 22 ndeshjeve. Në anën tjetër, Ballkani e ka humbur pozitën e lider dhe tani renditet i dyti me 45 pikë. Llapi ia kishte dal që ta mposhte Ballkanin pas 120 minutash me rezultat 1:0, edhe në kuadër të 1/8 së finales së Kupës së Kosovës.

15:05

Llapi kalon në epërsi kundër Ballkanit

Llapi ka kaluar në epërsi në ndeshjen kundër Ballkanit. Edon Sadriu ka shënuar nga afërsia në minutën e 69-të.

Llapjanët kaluan në epërsi me një lojtar më pak në fushë, pas përjashtimit të portieri Marijan Çoriq.

14:27

Pa gola në pjesën e parë mes Llapit e Ballkanit

Llapi dhe Ballkanit janë duke luajtur në kuadër të javës së 22-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Dueli po zhvillohet në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Para pak minutash është mbyllur pjesa e parë me rezultat 0:0.

Të dyja skuadrat patën mundësi të shënonin, por që nuk i dolën në 45 minutat e parë.