Sport

Buffoni mbetet te Juventusi

Gianluigi Buffon dëshiron të mbetet te Juventusi. Portieri italian nuk është duke e menduar pensionimin nga futbolli aktiv.

Sipas mediave italiane, krerët e klubit të Juventusit janë të gatshëm t’i ofrojnë kontratë njëvjeçare Buffonit.

Portieri 43-vjeçar ka kontratë me “Zonjën e Vjetër” deri në fund të këtij edicioni.

Këtë sezon, Buffoni ka 10 paraqitje në të gjitha garat me Juventusin.