Sport

A mund ta “ngjallë” Reali futbollistin që e pagoi shumë shtrenjtë

A mund ta “ngjallë” Reali futbollistin që e pagoi shumë shtrenjtë
 

Madrid, 26 shkurt (BBC) – Kur Real Madridi u përball të mërkurën me Atalantan në Ligën e Kampionëve, skuadra spanjolle kishte një mungesë të dukshme. Por ndoshta plotësisht të parashikueshme.

Eden Hazard, i transferuar në vitin 2019 nga Chelsea për një tarifë që mund të kalojë 170 milionë euro, nuk shihej askund në fushën e stadiumit në Bergamo.