Superliga e Kosovës në hendboll do të vazhdojë garat edhe në fundjavë, ku do të luhet xhiroja e 20-të.
Në Superligën A dueli më interesant do të luhet të shtunën në orën 18:00 në Pejë.
Kampionia në fuqi, Besa Famgas, do të jetë nikoqire e Prishtinës, ndërsa është java e dytë në Superligën A.
Besa Famgas është e para në tabelë me 38 pikë, duke i fituar të gjitha duelet, e përcjellë nga Prishtina me 31 pikë.
Në program për t’u zhvilluar të shtunën është edhe dueli tjetër ndërmjet Vëllaznimit dhe Kastriotit nga ora 19:00, ndërsa të dielën luan Drenica me Trepçën në orën 17:00.
Të shtunën do të luhen edhe duelet e Superligës B, të javës së 19-të.
Derbi do të zhvillohet në Vushtrri, mes Vushtrrisë e Llapit në orën 14:30, ndërsa në orën 17:00 nis takimi mes Zhegrës e Prizrenit.