Sport

Ish-reprezentuesi i Kosovës po kërkon ngritjen në Sllovaki

Ish-reprezentuesi i Kosovës po kërkon ngritjen në Sllovaki
 

Prishtinë, 25 shkurt – Eroll Zejnullahu insiston se kalimi te Nitra e Sllovakisë është hap i duhur në karrierën e tij. Por Zejnullahu shpejt synon të kthehet në Gjermani, ku edhe u zhvillua si futbollist.

Zejnullahu 26-vjeçar, të martën e luajti ndeshjen e parë pas gati shtatë muajsh pauzë. Luajti në 45 minutat e pjesës së dytë për Nitran që fitoi ndaj SKF Seredin me rezultatin 2:1, në kuadër të elitës së futbollit të Sllovakisë.