Sport

Goli i Berishës nuk mjafton, Salzburgu ndalet në Ligën e Evropës

Sulmuesi kosovar, Mërgim Berisha ka vazhduar me formë të lartë. Ai të enjten shënoi gol, por që nuk ishte i mjaftueshëm për skuadrën austriake, Red Bull Salzburg.

Salzburgu në ndeshjen e kthimit të 1/16 të finales të Ligës së Evropës pësoi 2:1 nga Villarrealit në Spanjë. Villarreali avancoi tutje. Edhe ndeshjen e parë në Austri e kishte fituar, 2:0.

Berisha, të enjten, kaloi në epërsi Salzburgun, duke realizuar në minutën e 17-të. Ai shënoi nga afërsia pasi presioni i lojtarëve të Salzburgut ishte i suksesshëm.

Berisha 22-vjeçar, këtë edicion i ka tetë gola në Bundesligën e Austrisë, katër në Ligën e Kampionëve dhe një në garën për Kupë të Austrisë. Tani ka gol edhe në Ligën e Evropës.

Berisha e kompletoi ndeshjen e së enjtes. Ndërkohë Albert Vallçi luajti vetëm pjesën e parë për Salzburgun.