Sport

Nuhiu thotë se Dritës i mungoi fati

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu ka insistuar se ekipit të tij i ka munguar fati në ndeshjen kundër Prishtinës, të cilën kampionia në fuqi e humbi me rezultatin 2:0.

Për Dritën që zë vendin e dytë në tabelë me 44 pikë, tri më pak se Prishtina që është e treta, kjo ishte humbja e dytë rresht në Superligë.

“Personalisht mendoj që kemi pasur një paraqitje të mirë në përgjithësi, ishim më lart se kundërshtari por thjeshtë na mungoi përqendrimi. Në duelin kundër Trepçës ’89 kemi luajtur keq por ndaj Prishtinës kishim një paraqitje të mirë dhe mendoj se ma mungoi vetëm fati në këtë ndeshje”, ka thënë Nuhiu.