Sport

Tiger Woods në spital pas aksidentit me veturë

Golfisti i madh amerikan Tiger Woods është dërguar në spital pas përplasjes me veturë, ka njoftuar Departamenti i Sherifit i Los Angeles Countyt, raporton BBC.

Nga departamenti është njoftuar se vetura është rrotulluar në një aksident, ndërsa vetura ka pësuar dëme serioze.

Woods 45-vjeçar raportohet se është dashur të nxirret nga vetura nga zjarrfikësit dhe mjekët e ndihmës së parë.

Fituesi i 15 turneve të mëdhenj të golfit është dërguar për tretman në një spital lokal.

“Ai aktualisht është në sallë të operacionit”, ka thënë agjenti i Woodsit, Mark Steinberg. Ai ka konfirmuar se Woods ka marrë disa lëndime në këmbë.