Sport

Balaj e Rrudhani shënojnë në fitoren e Aaraut

Liridon Balaj e Donat Rrudhani kanë shënuar nga një gol për të ndihmuar fitoren e Aaraut ndaj Xamaxit.

Ndeshja e mbetur e xhiros së 20-të të kategorisë së dytë zvicerane u luajt të martën mbrëma dhe përfundoi 4:0 në të mirë të Aaraut.

Balaj shënoi në minutën e tetë për 1:0, kurse Rrudhani realizoi për 3:0 në minutën e 83-të. Rrudhani siguroi penallti në fund të ndeshjes, që u konkretizua në gol.

Balaj startoi tek Aarau, kurse Rrudhani u aktivizua si zëvendësues. Në stol qëndroi Binjamin Hasani. Tek Aarau nuk ishin të grumbulluar Arijan Qallaku, Ersan Hajdari, Milot Avdyli e Shkëlzen Gashi.

Aarau pas 21 xhirove i ka 32 pikë dhe renditet i katërti. Te Xamaxi luajti Endrit Morina kurse mungoi Migjen Basha. Xamaxi është i parafundit me 18 pikë.