Sport

Gasol rikthehet te Barcelona

Skuadra e Barcelonës, në basketboll ka zyrtarizuar ardhjen e re. Klubi spanjoll ka njoftuar se kanë arritur marrëveshje me Pau Gasol.

Lajmi është konfirmuar nga klubi spanjoll në rrjetet sociale.

“Ai do të jetë këtu deri më 30 qershor 2021. Ai po kthehet në ekipin për të cilin ka luajtur nga 1999 deri në 2001”, thuhet në njoftimin e klubit.

I lumtur me rikthimin te Barcelona është shprehur edhe lojtari.

40-vjeçari kaloi për një periudhë të gjatë ishte pjesë e NBA-së, duke luajtur për ekipe të mëdha si: La Lakers, San Antonio Spurs, Milwakue Bucks.