Sport

Palace fiton me gol të shënuar në minutën e 95-të

Palace fiton me gol të shënuar në minutën e 95-të
 

Crystal Palace ka shokuar skuadrën Brighton & Hove Albion, duke e mposhtur falë një goli të realizuar në minutën e 95-të. Ndeshja e së hënës mbrëma ishte e fundit e xhiros së 25-të të Premier Leagues.

Ndeshja po shkonte drejt barazimit, para se Christian Benteke të shënonte pas asistimit të Andros Townsend për rezultatin 2:1, në minutën e pestë të kohës shtesë.