Sport

Fitore e rëndësishme e Sevillas

Sevilla ka shënuar fitore të rëndësishme për kreun e tabelës në La Liga të Spanjës.

Sevilla të hënën mbrëma mposhti në udhëtim Osasunën me rezultatin 2:0.

Sevilla golin e parë e shënoi në pjesën e parë nëpërmjet Diego Carlos në minutën e 19-të. Me të filluar pjesa e dytë, saktësisht në minutën e 49-të, Sevilla shënoi edhe golin e dytë nëpërmjet de Jongut.

Me këtë fitore, Sevilla është ngritur në vendin e tretë me 48 pikë, një më shumë se Barcelona që është një pozitë më poshtë.

Ndërkohë, Osasuna është në vendin e 13-të me 25 pikë.