Sport

Morina thotë se te Arbëria nuk funksionoi asgjë

Trajneri i Arbërisë së Dobrajës, Arbnor Morina ka thënë se te ekipi i tij nuk ka funksionuar asgjë ndaj Prishtinës, ndeshje të cilën e humbi me rezultatin e thellë 4:0. Pas ndeshjes, Morina ka shtuar se Arbëria nuk reagoi fare në këtë përballje që u dominua tërësisht nga Prishtina.

Ai ka marrë fajin mbi vete për këtë disfatë të thellë.

“Si fillimi ashtu edhe mbarimi i ndeshjes ishte i keq. Ne nuk reaguam pas asnjë goli të pësuar. Asgjë nuk funksionoi në ekipin tonë dhe ky është dështimi im pasi ndoshta mund ta kem bërë përzgjedhjen e gabuar për këtë takim. Prishtina dominoi totalisht dhe shënoi fitore të merituar”, është shprehur Morina.

Në ndeshjen tjetër, Arbëria është mysafire e Besës së Pejës.