Sport

Januzaj turpërohet nga ish-klubi i tij

Descriptive Text

Adnan Januzaj me Real Sociedadin ka pësuar humbje turpëruesë në shtëpi nga ish-skuadra e tij Manchester Unitedi në ndeshjen e parë të 1/16 së finales të Ligës së Evropës.

Sociedadi pësoi 4:0.

Bruno Fernandes (27’, 57’), Marcus Rashford (65’) dhe Daniel James (90’) shënuan për Unitedin.

Januzaj ishte titullar dhe luajti 80 minuta. Në ndeshjet tjera, Milani barazoi 2:2 në udhëtim ndaj Crvena Zvezdës, Roma fitoi 2:0 në udhëtim ndaj Bragës, ndërsa fitore bindëse në udhëtim shënoi edhe Tottenhami ndaj Wolfsbergert.

Dinamo Zagrebi fitoi 3:2 në udhëtim ndaj Krasnodardit.