Sport

Tottenhami pas Belottit

Tottenhami pas Belottit
 

Skuadra e Tottenhamit ka shprehur interesim për sulmuesin italian Andrea Belotti, ka shkruar të enjten e përditshmja italiane “Tuttosport”.

Bëhet e ditur se Tottenhami është i gatshëm ti paguajë Torinos rreth 25 milionë euro dëmshpërblim për sulmuesin 27-vjeçar. Belotti ka gjasa të mëdha të largohet nga Torino në fund të këtij edicioni pasi ka refuzuar rinovimin e kontratës që i skadon në vitin e ardhshëm. Aktualisht, Belotti ka shënuar 11 gola dhe ka bërë gjashtë asistime në 21 ndeshje në Serie A këtë edicion. Krahas Tottenhamit, interesim për Belottin ka treguar edhe skuadra e Milanit.