Mesfushori spanjoll Suso e ka kaluar skuadrën e Sevillas në epërsi ndaj Borussia Dortmundit, në ndeshjen e parë në kuadër të 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve.
Kjo ndeshje po luhet në Spanjë, derisa Suso e shënoi golin në minutën e tetë pas një gjuajtje prej rreth 18 metrave dhe intervenimit të dobët të portierit mysafir Marwin Hitz.