Sport

Bardhi ia siguron një pikë Levantes ndaj Atleticos

 

Mesfushori shqiptar, Enis Bardhi, ka shënuar gol për skuadrën e Levantes që barazoi 1:1 në shtëpi kundër Atletico Madridit.

Ndeshja e luajtur të mërkurën mbrëma, ishte e mbetur dhe i takoi xhiros së dytë në La Liga. Bardhi ishte titullar te Levante dhe luajti deri në minutën e 86-të. Ai e kaloi në epërsi Levanten me golin e shënuar në minutën e 17-të.