Sport

Rose largohet nga Gladbahu për t’u emëruar trajner te Dortmundi

Marco Rose do të largohet nga Borussia Moenchenglabachu në fund të sezonit dhe do të emërohet trajner te Borussia Dormundit. Lajmin e ka bërë të ditur të hënën skuadra e Gladbahut në “Tëitter”. Rose te Moenchengladbachu ka qenë trajner që nga viti 2019, ndërsa ka punuar edhe te Red Bull Salzburgu dhe Lokomotive Leipzig.

Gladbachu aktualisht është në vendin e shtatë me 33 pikë, aq sa ka edhe Dortmundi një pozitë më lart. Dortmundi drejtohet nga Edin Terziq.