Sport

Duro: Gjyqtari e ndihmoi Gjilanin

Duro: Gjyqtari e ndihmoi Gjilanin
 

Trajneri i Feronikelit, Klodian Duro ka deklaruar se Gjilan ia doli që të marr një pikë fal vendimeve të gjyqtari kryesor Dardan Çaka. Duro mendon se Çaka e ndihmoi Gjilanin duke e favorizuar në shumë raste.

“Neve nuk na mund askush me futboll, përveç arbitrave. Të dhurosh faul, e pastaj të shkojë topi në gol, nuk është mirë. Gjilani nuk ka nevojë që ta ndihmoi askush që të shkojë te goli, pasi mund të shkojë vet. Unë kam respekt për Dardan Çakën, por nuk e di çka pati sot, sidomos në pjesën e dytë ishte agresiv. Dha më shumë faula në favor të Gjilanit dhe e ndihmoi ta marr një pikë sot”, tha Duro. Ai shtoi se Feronikeli e meritoi fitoren ndaj Gjilanit. “Djemtë dhanë maksimumin për të vazhduar ecurinë pozitive që kishim në Kupë dhe në kampionat. Bëmë mirë në të dyja pjesët. Arritën të qojmë lojën tonë aty ku dëshironim. E mbyllëm hapësirën për Gjilanin dhe mendoj se e merituam fitoren në bazë të asaj që treguam në fushë. Ne fituam edhe në lojë edhe në rezultat, ky është mendimi im me aq sa kam parë futboll. Me të gjithë futbollistët e rinj jam shumë i kënaqur”, u shpreh Duro pas ndeshjes.