Sport

Bayerni pas Aaronsit

 

Bayern Munichu po insiston në shërbimet e mbrojtësit të krahut, anglez Max Aarons kanë raportuar të hënën mediumet gjermane. Bëhet e ditur se Bayerni ka kohë që po e përcjellë Aaronsin dhe për kartonin e tij është i gatshëm të paguajë dëmshpërblim deri në 20 milionë euro.

Aarons 21-vjeçar është pjesë e Norwich Cityt, ekip që bën gara në Championship dhe ka kontratë deri në vitin 2024. Te Bayerni e shohin Aaronsin si përforcim të duhur dhe po synojnë transferimin e tij këtë verë, ndonëse duhet ta mposhtin konkurrencën e fortë nga Manchester Unitedi e Tottenhami. Aarons këtë sezon ka shënuar një gol dhe ka asistuar tri herë në 31 ndeshje për Norwichin.