Sport

Oyarzabali do të mungojë kundër Manchester Unitedit

Mikel Oyarzabal ka shënuar 10 gola këtë edicion. Futbollisti 23-vjeçar i Real Sociedadit këtë shifër të golave e kishte arritur në tërë edicionin 2019/20, por me 20 paraqitje më pak në fushë.

Të enjten në mbrëmje, Sociedadi, pjesë e të cilit është edhe Adnan Januzaj, ka konfirmuar se sulmuesi me shumë gjasë nuk do të mund të paraqitet në ndonjërën prej ndeshjeve të Ligës së Evropës kundër Manchester Unitedit, për shkak të lëndimit. Ai ka zgjatje të muskulit.

Takimi Real Sociedad – Manchester United do të zhvillohet më 18 shkurt në Torino, për shkak se Spanja nuk i lejon fluturimet që vijnë nga Mbretëria e Bashkuar.