Sport

Peja forcohet me qendrën Dendy

Amerikani LeRon Dendy është përforcimi më i ri te KB Peja. Ishte klubi pejan që njoftoi për angazhimin e basketbollistit Dendy (206 cm) që luanin në pozitat qendër dhe alo-qendër.

Ai do të jetë pjesë e skuadrës së Pejës deri në fund të këtij sezoni në Superligën e Kosovës në basketboll.

“Dendy ka një karrierë shumë të pasur në Europë dhe kohëve të fundi ka luajtur në lojëra shumë të rëndësishme në Champions League për ekipe kualitative të njohura në botë. Dandy ka ndjersitur fanelat e klubeve si Juventus Utena, APOEL e të tjera”, thuhet në njoftimin e Pejës në Facebook.

Peja aktualisht zë vendin e tretë në Superligën e Kosovës me 21 pikë të mbledhura pas 19 ndeshjeve të zhvilluara.