Sport

Upamecano e Koulibaly në listën e dëshirave të Manchester Unitedit

Descriptive Text

Manchester Unitedi po planifikon të përforcohet në repartin defensiv. Sipas mediave britanike klubi anglez po synon ta transferojë një mbrojtës gjatë afatit kalimtar të verës.

Trajneri Ole Gunnar Solskjaer thuhet se nuk është i kënaqur me paraqitjet e Victor Lindelofit dhe Axel Tuanzebe dhe tashmë po synon ta transferojë Dayot Upamecanon e Leipzigut apo Kalidou Koulibalyn e Napolit.

Për Upamecanon interesim ka shprehur edhe Bayern Munichu, që thuhet se është afër marrëveshjes.

Napoli për të liruar Koulibalyn po kërkon mbi 60 milionë euro.