Spezia ka arritur të marr tri pikë të rëndësishme në udhëtimin e Sassuolo, duke e mposhtur me rezultatin 2:1.
Në golin e fitores ka asistuar mbrojtësi shqiptar, Ardian Ismajli.
Në pjesën e parë u shënuan dy gola. Të parët shënuan vendasit me Francesco Caputo, për rezultatin 1:0.
Në minutën e 39-të, Martin Erliq, barazoi shifrat në 1:1 me të cilin rezultat ekipet shkuan në pushim.
Në pjesën e dytë te Spezia, u inkuadrua mbrojtësi shqiptar, Ardian Ismajli në minutën e 53-të.
Mbrojtësi prishtinas në minutën e 78-të asistoi te bashkëlojtari i tij Emanuel Gyasi, që shënoi për 2:1, me të cilin rezultat u mbyll ndeshja.