Sport

Portieri i Ajaxit suspendohet për një vit

Portieri i skuadrës së Ajaxit, Andre Onana është pezulluar për 12 muaj për shkak të dopingut. Organi disiplinor i UEFA-s, ka vendosur ta pezullojë portierin për shkak të substancës së gjetur në testin e urinës së tij, të bërë më 30 tetor të vitit të shkuar. Lajmi për pezullimin e portierit është konfirmuar edhe nga Ajaxi në rrjetet sociale.

“Në mëngjesin e 30 tetorit, Onana ndihej keq. Ai donte të pinte një pilulë për të lehtësuar sikletin. Sidoqoftë, pa e ditur, ai mori ‘Lasimac’, një ilaç që gruas së tij i ishte përshkruar më parë. Konfuzioni i Onanës rezultoi që ai të marrë gabimisht ilaçet e gruas së tij, duke bërë që kjo masë e pezullimit të merret nga UEFA kundër portierit”, deklaroi drejtori menaxhues i Ajaxit, Edwin van der Sar.

Ish-portieri holandez ka thënë se te Ajaxi kishin shpresuar për një pezullim më të lehtë për Onanan pasi portieri nuk e kishte për qëllim forcimin e trupit ose performancës së tij.