Sport

Trajneri i Prishtinës po kërkon finalen e tretë dhe triumfin e parë

Trajneri i Prishtinës po kërkon finalen e tretë dhe triumfin e parë

Prishtinë, 4 shkurt – Dragan Radoviqi ka fituar titull të kampionit në basketbollin e Kosovës, por trajneri nga Mali i Zi ende nuk ka arritur të triumfojë në Kupën e Kosovës me ekipet që ka udhëhequr. Radoviqi, që vlerësohet lart, është mposhtur në finale të Kupës me skuadrat e tij.

Në vitin 2018, Radoviqi shkroi historinë te Bashkimi pasi e udhëhoqi ekipin nga Prizreni drejt titullit të parë. Po atë vit, por para titullit të kampionit, Radoviqi pati rastin ta fitojë edhe Kupën. Megjithatë, Bashkimi në finale të kësaj gare ishte mposhtur nga Sigal Prishtina (77:74), së cilës iu revanshua në serinë e plejofit për titullin e kampionit. Vitin e shkuar, Radoviqi e udhëhoqi Yllin drejt finales së Kupës së Kosovës, që ishte e para për ekipin nga Suhareka, por pësoi humbje nga Peja (79:64).