Sport

Edhe Sarri refuzon Marseillen

Edhe Sarri refuzon Marseillen
 

Pas Rafael Benitezit edhe një trajner tjetër ka refuzuar Olympique Marseillen. Bëhet fjalë për italianin Maurizio Sarri, i cili sipas mediumeve italiane është kontaktuar nga drejtuesit e Marseilles për ta zëvendësuar portugezin Andre Villas-Boas, që është shkarkuar ditë më parë.

Mësohet se Sarri ka refuzuar ofertën e ekipit francez pasi ka vendosur që të pushojë deri në fund të këtij edicioni përpara se të marr drejtimin e ndonjë klubi.