Sport

Sahiti vazhdon me gola në Kroaci

Emir Sahiti ka vazhduar me gola në elitën e futbollit kroat. Sahiti realizoi sot një gol për Shibenikun në barazimin 2:2 në udhëtim ndaj Rijekas.

Ndeshja i takoi xhiros së 19-të të elitës së futbollit kroat.

Për Sahitin është goli i pestë i shënuar në elitë.