Kampionia në fuqi e Kosovës, Drita ka fituar ndeshjen e parë miqësore të zhvilluar në Antalia të Turqisë. Drita, të martën ka triumfuar me rezultatin 1:0 kundër ekipit elitar të Ukrainës, FC Minaj. Golin e fitores në këtë ndeshje, e ka shënuar sulmuesi Kastriot Rexha (66’).
Për Dritën, kjo ishte fitorja e parë në katër miqësoret e zhvilluara në Antalia, vend ku po kryen fazën përgatitore për stinorin pranveror të Superligës së Kosovës që nis këtë muaj. “Ka përfunduar ndeshja e katërt dhe e fundit në kuadër të ndeshjeve kontrolluese në Antalya të Turqisë. Ndeshje me shumë ritëm dhe shumë e fortë fizikisht nga të dyja ekipet”, thuhej në njoftimin e Dritës në “Facebook”. Tri miqësoret tjera, Drita I ka humbur nga Vorskla (5:0), Chayka (3:2) dhe Niznhy Novgorod (2:0).