Sport

Llapi mposht me rezultat të thellë Bashkimin 4:1

Skuadra e Llapit ka shënuar fitore në miqësoren ndaj Bashkimit të Korentin me rezultatin 4:1. Në pjesën e parë u shënuan dy gola nga të dyja skuadrat. Për llapjanët shënoi Engjull Hoti, përderisa për mysafiret barazoi Visar Zeneli. Në pjesën e dytë llapjanët dominuan duke shënuar edhe tri gola.

Golat për Llapin në pjesën e dytë i shënuan Sava Garadasevic, Kushtrim Shabani dhe Almedin Klinaku Ndeshja në mes Llapit dhe Bashkimit të Koretinit është zhvilluar në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.