Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi e ka shënuar golin e parë në kampionatin italian, Serie A. Muriqi shënoi gol në minutën e 82-të, një minutë pasi u aktivizua në fushë në ndeshjen që Lazio është duke e fituar në udhëtim ndaj Atalantas me rezultatin 3:1.
Për Muriqin është goli i dytë që kur u transferua te Lazio nga Fenerbahçe. Ai shënoi edhe në çerekfinale të Italisë dy ditë më parë, pikërisht ndaj Atalantas.