Drenica është përforcuar me qendërmbrojtësin Harallamb Qaqin.
Këtë e ka bërë të ditur klubi kosovar përmes Facebookut, duke shkruar se Qaqi ka nënshkruar kontratë deri në përfundim të këtij kampionati me mundësi vazhdimi.
“Ish-lojtari i skuadrave si Carpi dhe Hellas Verona në Itali, e Laçi , Kukësi, e Skenderbeu së fundmi në Shqipëri, ka nënshkruar kontratë deri në përfundim të këtij kampionati me mundësi vazhdimi. Qaqi është bashkuar menjëherë me grupin tjetër të lojtarëve dhe do të jetë përforcimi i fundit i klubit për këtë afat kalimtar”, thuhet në njoftim.
27-vjeçari së fundmi ka qenë pjesë e Skenderbeut nga Korça.
Qaqi përforcimi i fundit i skuadrës për Janar! Durrës - 30.01.2021 Qendërmbrojtësi, Harallamb Qaqi, zyrtarisht është...
Posted by FC Drenica - Faqja Zyrtare on Saturday, January 30, 2021