Sport

Kasami shënon me asistim të Zhegrovës

 

Pajtim Kasami ka shënuar gol për të ndihmuar fitoren 3:2 të Baselit në udhëtim ndaj Sionit. Ndeshja e së enjtes mbrëma i takoi xhiros së 16-të të Superligës së Zvicrës në futboll.

Kasami realizoi në minutën e 25-të, pas asistimit të Edon Zhegrovës. Kasami shënoi me kokë pas harkimit nga këndi të Zhegrovës.