Juventusi e ka kompletuar transferimin e Nicolo Rovellas në shkëmbim të Manolo Portanovas dhe Elia Petrellit që do t’i bashkohen skuadrës së Genoas.
Rovella do të mbetet si i huazuar te Genoa deri në fund të këtij edicioni.
Ndërkohë, në “Marassi”, menjëherë do të transferohen futbollistët Portanova dhe Petrelli.
Rovella është 19-vjeçar dhe ka luajtur në 11 ndeshje në Serie A dhe në Kupën e Italisë këtë edicion.
Ai është paraqitur edhe me Italinë U21 në dy ndeshje.
Për Portanovan është një rikthim i veçantë te Genoa, pasi babai i tij, Daniele, ka luajtur me këtë ekip në edicionin 1998/99 dhe në sezonin 2013/14.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.