Sport

Sulmuesi Hwang drejt West Hamit

Sulmuesi Hwang drejt West Hamit
 

Sulmuesi i Koresë së Jugut, Hee-chan Hwang pritet të vazhdojë karrierën në Premier League, te skuadra e West Ham Unitedit kanë raportuar të enjten mediumet gjermane.

Bëhet e ditur se Hwang tashmë ka kërkuar largimin nga Leipzigu dhe këtë e ka konfirmuar edhe trajneri i ekipit nga Bundesliga, Julian Nagelsmann.