Sport

PSG-ja arrin marrëveshje për Allin, pret Tottenhamin të gjejë zëvendësuesin

Paris Saint-Germain ka arritur marrëveshje me Tottenhamin për huazimin e Dele Allit, ka njoftuar të enjten “Le Parisien”.

Siç shkruan gazeta franceze, PSG-ja do ta ketë edhe mundësinë e blerjes së kartonit të mesfushorit në fund të sezonit.

Por, kalimi i lojtarit anglez në Paris mbetet ende pezull, derisa Tottenhami të gjejë një mesfushor deri të hënën kur edhe do të mbyllet afati kalimtar.

Dele Alli ka kontratë me anglezët deri në qershor të vitit 2024.

Ai këtë edicion në të gjitha garat ka shënuar dy gola dhe ka kontribuar me dy asistime në 12 paraqitje.