Sport

Conte e ka ndryshuar mendimin për Eriksenin

Foto: Reuters

Goli i bukur nga gjuajtja e lirë, i cili e dërgoj Interin në gjysmëfinale të Kupës së Italisë, mund të jetë vendimtar që Christan Erikseni të mos largohet nga skuadra italiane në këtë afat kalimtar.

Mediat në Itali shkruajnë se Erikseni e ka bindur Conten dhe shitja e tij nuk do të diskutohet.

Admiruesit e Eriksenit ia kanë bërë me dije Contes se danezi mund të jetë vendimtar për Interin në vazhdim të kampionatit.

Mesfushori i ka luajtur vetëm 20 minuta në tetë ndeshjet e fundit në Serie A.

Për 28-vjeçarin është raportuar se mund të rikthehet në Premier League. Për të interesim kanë shfaqur, Arsenali, Leicesteri dhe Tottenhami që e kishte në plan ta rikthente në skuadër.

Ndërkaq, u raportua po ashtu për një ribashkim të tij me trajnerin Maurico Pochettino te PSG-ja.

Vetëm 1 gol në 15 ndeshje është bilanci i Eriksenit me Interi, klub më të cilin ka kontratë deri në vitin 2024.