Sport

Dortmundi në garë për Locatellin

Foto: AP
Foto: AP
 

Borussia Dortmundi është futur në garë për shërbimet e mesfushorit të Sassuolos, Manuel Locatelli kanë njoftuar të enjten mediumet gjermane.

Bëhet e ditur se Dortmundi është i gatshëm të paguajë mbi 20 milionë euro dëmshpërblim për mesfushorin italian që po shkëlqen këtë edicion në Serie A. Locatelli 21-vjeçar është njëri prej lojtarëve kryesor te Sassuolo, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2023. Ai këtë sezon ka shënuar dy gola dhe ka bërë një asistim në 17 paraqitje në Serie A. Locatelli është pjesë e Sassuolos prej vitit 2018 kur u transferua nga Milani kurse ka edhe gjashtë ndeshje me Përfaqësuesen e Italisë.