Qendërmbrojtësi argjentinas Mateo Musacchio është afër finalizimit të transferimit të tij te skuadra e Lazios nga Milani, kanë raportuar të mërkurën mediumet italiane.
Mësohet se palët tashmë kanë arritur marrëveshjen dhe Musacchio pritet të zyrtarizohet te Lazio brenda kësaj jave.
Ai pritet të firmosë kontratë dyvjeçare e gjysmë me Lazion kurse Milani do të përfitojë një dëmshpërblim të vogël për shkak se Musacchio ka kontratë deri në fund të këtij sezoni.
Musacchio këtë edicion ka pasur minutazhë të vogël te Milani duke regjistruar vetëm dy paraqitje në të gjitha garat për shkak se nuk bën pjesë në planet e trajnerit Stefano Pioli.
Ai te Milani është transferuar në vitin 2017 nga Villarreali.