Sport

Diazi refuzon kalimin te Roma

Sulmuesi i Real Madridit, Mariano Diaz ka refuzuar kalimin te skuadra e Romës gjatë këtij muaji, ka raportuar të mërkurën “Gazzetta dello Sport”.

Bëhet e ditur se Roma kishte ofruar shkëmbimin e Edin Xhekos me Diazin, por ishte sulmuesi i Republikës Dominikane ai që nuk ka dashur të largohet nga ekipi spanjoll.

Xheko pritet të largohet nga Roma dhe ekipi italian është në kërkim të zëvendësimit të tij për shkak të prishjes së raporteve me trajnerin Paulo Fonseca.

Diaz 27-vjeçar ka kontratë me Realin deri në vitin 2023 kurse këtë edicion ka shënuar një gol në nëntë paraqitje në të gjitha garat.