Atalanta dhe Sevilla, kanë arritur marrëveshje për Papu Gomezin.
Sulmuesi argjentinas ka udhëtuar drejt Spanjës, për të kryer ekzaminimet mjekësore dhe nënshkruar kontratën.
Gomez do të nënshkruajë kontratë me Sevillan deri në vitin 2024 dhe do të fitojë tre milionë euro në sezon.
Shuma e paguar nga klubi spanjoll për shërbimet e argjentinasit është 5.5 milionë euro plus tre milionë të tjera në formë bonusesh.
33-vjeçari u largua nga Atalanta pas problemeve me trajnerin Gasperini.
Ai këtë sezon me skuadrën nga Bergamo në të gjitha garat ka shënuar pesë gola dhe ka katër asistime.