Sport

PSG-ja i ka ofruar Ramosit kontratë trevjeçare

Kampionët e Francës janë të etur ta transferojnë kapitenin e Real Mardidit gjatë këtij afati kalimtar. PSG-ja i ka ofruar Sergio Ramosit kontratë trevjeçare me një pagë vjetore prej 15 milion euro.

Real Madridi i ka ofruar spanjollit 34-vjeçar vetëm kontratë dyvjeçare gjë të cilën ende nuk e ka pranuar qendërmbrojtësi. Ramos me madrilenët ka kontratë deri në verën e këtij viti, ndërsa aktualisht është i lënduar. Ai këtë edicion ka luajtur 18 ndeshje në të gjitha garat dhe ka shënuar tri gola dhe ka kontribuar me një asistim.