Sport

Immobile: Koronavirusi na largoi nga gara për titull në Itali

Ciro Immobile ka thënë se pandemia e koronavirusit e ka penguar Lazion në garën për titull të kampionit. Ai ka thënë se para se shpërthimi i koronavirusit ka shpërqendruar Lazion.

“Ndonjëherë në futboll, ka momente kur ndihesh i pathyeshëm. Para COVID-19 ishim të frikshëm. Ne kemi dalë në fushë me dëshirën për të fituar të gjitha ndeshjet. Ne mund të kishim luftuar për titull, por u shpërqendruam dhe humbëm shumë pikë”, ka thënë Immobile për “Tiki Taka”.

Lazio zë vendin e shtatë me 34 pikë. Sulmuesi 30-vjeçar është golashënuesi më i mirë te Lazio. Ai në të gjitha garat ka shënuar 18 gola dhe ka kontribuar me tri asistime.