Sport

Bilbao triumfon thellë ndaj Getafes

Athletic Bilbao ka shënuar fitore të thellë 5:1 në shtëpi ndaj Getafes në xhiron e 20-të të La Ligas.

Raul Garcia (12’, 61’), Yeray Alvarez (50’), Alex Berenguer (61’) dhe Oscar de Marcos (82’) shënuan golat për Bilbaon, ndërsa për Getafen realizoi Marc Cucurella (1’).

Bilbao zë vendin e nëntë në renditje me 24 pikë pas 19 ndeshjeve, 23 më pak se Atletico Madridi që kryeson. Getafe zë vendin e 13-të me 23 pikë.