Sport

Kemal Ademi asiston në fitoren e Fenerbahçes

Sulmuesi kosovar, Kemal Ademi ka asistuar të hënën në fitoren 3:0 të Fenerbahçes ndaj Kayserisporit. Ndeshja i takoi xhiros së 20-të të Superligës së Turqisë. Ademi në lojë hyri në minutën e 84-t, ndërsa asistoi në golin e tretë të shënuar nga Papiss Demba Cisse në minutën e 86-të.

Fenerbahçe është e dyta me 42 pikë, dy më pak se Beshiktashi. Ademi 25-vjeçar ka shtatë ndeshje në Superligë, ndërsa ishte kontributi i tij i parë për gol. Ai ka shënuar një gol për Kupë. Në tetor Ademi kaloi te Fenerbahçe nga Baseli. Po të hënën, Florent Hadërgjonaj kompletoi ndeshjen te Kasimpasha që fitoi 2:0 ndaj Sivassporit. Loret Sadiku ishte në stol, ndërsa u ndëshkua me të verdhë. Te Ankaraguçu, që pësoi 4:3 nga Alanyaspor, Endri Çekiçi luajti deri në minutën e 72-të, ndërsa Idriz Voca u aktivizua në minutën e 61-të.