Sport

Llapi triumfon ndaj Obolonit të Ukrainës

Llapi triumfon ndaj Obolonit të Ukrainës
 

Skuadra e Llapit ka njoftuar të hënën se ka triumfuar 2:0 ndaj ekipit të kategorisë së dytë të Ukrainës, Obolon FC në miqësoren e luajtur të hënën.

Edon Sadriu (1’) dhe Kastriot Selmani (69’) nga penalltia, shënuan për fitoren e Llapit ndaj Obolonit. Në fakt, ekipi ukrainas e pati një penallti gjatë pjesëlojës së parë, të cilën e priti portieri i Llapit, Marjan Çoriq.