Liverpooli është në kërkim të një qendërmbrojtësi gjatë afatit kalimtar të dimrit.
Pas problemeve të shumta me lëndimet në fazën e mbrojtjes, kampioni i Anglisë dëshiron të përforcohet me një mbrojtës.
Së fundmi, Liverpooli ka shprehur interesim për mbrojtësin grek Sokratis, i cili ditë më parë ka shkëputur kontratën me skuadrën e Arsenalit.
32-vjeçari është lojtar i lirë dhe po shqyrton të gjitha ofertat. Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp thuhet se ka pasur një takim me mbrojtësin grek me të cilin ka punuar edhe te Borussia Dortmundi.
Për Sokratisin, interesim ka shprehur edhe Genoa e Olympiacosi