Sport

Nuhiu mund të kthehet te Riedi

Nuhiu mund të kthehet te Riedi
 

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Atdhe Nuhiu mund të kthehet në Bundesligën e Austrisë gjatë këtij muaji. Të hënën, sajti austriak “LaOla1” ka raportuar se interesim për transferimin e Nuhiut ka shprehur ish-ekipi i tij, Riedi.

Mësohet se Nuhiu tashmë i është ofruar Riedit dhe palët tashmë kanë nisur negociatat që mund të finalizohet gjatë kësaj jave. Riedi është në kërkim të një sulmuesi derisa Nuhiu ka shprehur dëshirën të largohet nga APOEL Nicosia për shkak se nuk është i kënaqur me hapësirën që ka pasur këtë edicion.