Sport

Solskjaer mbështet Van De Beekun

Trajneri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer, ka bërë të ditur se Donny Van de Beek do të mbetet në “Old Trafford”.

Mesfushori holandez nuk ka arritur të gjej vetën në formacionin bazë te Unitedi, mirëpo trajneri Solskjaer ka besim të madh në mesfushorin holandez.

“Ai është një lojtarë shumë i rëndësishëm për ne dhe sigurisht që do të ketë mundësit dhe minutat edhe në ndeshjet tjera. Nëse do të isha në pozicionin e Van de Beekut, edhe unë nuk do të isha aspak i lumtur. Por ne dëshirojmë ta mbajmë sa më gjatë pasi është një lojtarë kualitativ”, u shpreh Solskjaer.

Van de Beek këtë sezon në Premier League ka luajtur në vetëm 249 minuta duke kontribuar me një gol.